TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Tetor 2025, 13:15

“Repi shqiptar të bën kriminel”, menaxherja i përgjigjet Rovena Dilos: Unë dëgjoj çdo ditë dhe jam mirë nga trutë e kokës

Shkruar nga Pamfleti

“Repi shqiptar të bën kriminel”, menaxherja i

Një deklaratë e këngëtares së njohur, Rovena Dilo, ka bërë bujë në rrjet, ku thotë: “Po të dëgjosh repin shqiptar, 50% bëhen kriminelë, ky është frymëzimi që i jep. Muzika duhet të jetë një mjet ushqyes, frymëzues dhe zbukurues, ku të çon kjo? Ky zhanër është tepër provokativ. Çfarë të frymëzon një reper: të marrësh një kallashnikov e të vrasësh, apo të hedhësh shampanjë në kokë?”.

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena, u pyet  në “Live From Tirana” “a të bën muzika rep kriminel?”

“Unë kam shumë respekt për Rovenën si artiste, por muzika rep botërisht, aty i ka pasur fillimet e veta, nga getot e Amerikës. Ajo ka qenë zanafilla, grupet që ziheshin me njëri-tjetrin, flitej për drogën, për dhunën, për femrat, për makinat… Kjo gjë e rriti repin. Ndoshta kanë qenë pak më romantikë në mënyrën se si shkruanin dhe tani janë bërë pak më të rrugës akoma dhe ka rënë niveli i tekstshkruesve të repit. Por kemi dhe reperë shumë të mirë si Kendrick Lamar, që po të lexosh tekstet e tij, ka një nivel shumë të lartë intelekti. Kjo është një gjë që edhe në shkollat e artit studiohet si temë që repi dhe tekstet e repit i shtyjnë njerëzit që të kenë një lifestyle ndryshe, ndoshta pak të dhunshëm. Por kjo nuk do të thotë që çdo njeri që dëgjon muzikë rep është kriminel. Unë dëgjoj rep nga e hëna në të diel dhe mirë jam akoma nga trutë e kokës (qesh)”.

rea shena rovena dilo rep

Lini një Përgjigje