TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Tetor 2025, 12:01

Në kërkim të talenteve/ Blero sheh për futbollistë në Afrikë

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim të talenteve/ Blero sheh për futbollistë

Blero ka nisur një kapitull të ri në karrierë, atë të menaxherit të futbollit.

Mesa duket këngëtari ka marrë rrugën në Afrikë dhe ndodhet në Nigeri, ku po bashkëpunon me klubin Footwork FC – një akademi e njohur për zbulimin e talenteve të rinj në Abuja, me mbi 20 mijë ndjekës në rrjete sociale dhe profil zyrtar në Transfermarkt.

Në bazë të postimeve të fundit, duket se qëndrimi i Bleros në Afrikë lidhet pikërisht me kërkimin e lojtarëve të rinj premtues, që mund të përfaqësojnë gjeneratën e ardhshme të futbollit afrikan. Me këtë hap, ai po e konsolidon gjithnjë e më shumë imazhin e tij si menaxher dhe zbulues talentësh.

Nga muzika tek futbolli, Blero po dëshmon se është gati për një kapitull tërësisht të ri në jetën e tij profesionale.

Në kërkim të talenteve/ Blero sheh për futbollistë

blero futbolliste afrike

Lini një Përgjigje