
Mevlan Shaba, i cili e mësoi se do të bëhej baba gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother Kosova, ka kohë që ka krijuar një jetë të re larg vëmendjes mediatike, pranë partneres së tij Ornelda dhe vajzës Mei.
Mevlani ka zgjedhur të mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut, duke mos ndarë asnjëherë foto me partneren e tij Orneldën, por vetëm me vajzën e tij, me Mei-n me të cilën çifti u bë prindër disa muaj më parë.
Ky është portreti i parë familjar i Mevlan Shabës, që me siguri do emocionojë fansat dhe ndjekësit e tij, të cilët kanë pritur gjatë për ta parë Mevlanin në këtë rol të ri – atë të babait dhe partnerit të përkushtuar.

Lini një Përgjigje