TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Prill 2023, 10:26

Romantik dhe ‘intrigant’: Luizi i ëmbël me Kiarën, i ashpër me konkurrentët

Shkruar nga Pamfleti

Romantik dhe ‘intrigant’: Luizi i ëmbël me Kiarën, i

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u ulën për të ngrënë darkë me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme, pas një diskutimi që patën gjatë ditës.

E duke qenë se e ka marrë me seriozitet rolin e partnerit në këtë lidhje, pasi mbaroi pjatën e tij, këngëtari priti që të përfundonte edhe moderatorja.

Kjo e fundit po i bënte “naze” ushqimit duke thënë se “nuk i hahet më”. Mirëpo, Luizi i tha asaj se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe duhet të shtojë peshë.

Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën. Tito e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.

Por, edhe në këtë moment çifti nuk e la pas lojën. Luizi kishte menduar një rreng për Bledin, për të cilin tha se do t’i hedhë salcë domatesh te kapelja, në mënyrë që kur ta vendosë të bëhet me salcë.

luizi romantik intrigant

Lini një Përgjigje