
Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment ku banorët tashmë kanë filluar të krijojnë aleancat e para.
Ndërsa Romeo dhe Lisi kanë stisur një debat që ka ndryshuar dinamikat e shtëpisë. Banorët kanë reaguar në këtë situatë dhe debatet janë shtuar mes tyre. Erjola ka qenë një nga vajzat e shtëpisë që ka reaguar, teksa është shprehur se Romeo ose flirton me vajzat, ose i bën shoqe ato.
Erjola: Pika e tij e fortë dhe e dobët është gjinia femërore. Mendimit tim për banorët e tjerë i kam qëndruar deri në fund. Arsyeja pse kam ndërhyrë, nuk ka qenë për protagonizëm, por sepse jam prekur për pjesën që ata kanë prekur një prind. Unë nuk e kam tim atë, prandaj u preka. Nuk dua që dikush ta fusë një prind në lojë.
Romeo: Po e ngatërron, po viktimizohesh.
Erjola: Romeo ka dalë me shpatë në dorë, duke thënë se bën një lojë të drejtë. Ajo që ajo bëri me Lisin për mua ishte lojë e pisët. Romeo nga unë ka frikë. Dobësia e tij në këtë shtëpi janë vajzat.
Romeo: Erjola është e lezetshme, të rri tek e lezetshmja. Të bën për të qeshur, ka energji të mirë, të rrijë tek këto gjërat. Mos të futet te argumenti se nuk është pika e saj e fortë. Nuk na e lejon Erjola ta përdorim ne. E kam parë dhe herë të tjera që këtu zihen vetëm të faktorizohen. Erjola nuk di çfarë do nga vetja. Ka probleme.
Erjola: Si nuk më merr njeri seriozisht? Çfarë do të thuash ti me këtë. Unë kam batutë, ti je aktor humori dhe s’ke gjysmën e batutës sim
Romeo: Nxorrën veten e tyre, donin të faktorizoheshin.
Lini një Përgjigje