
Pas zhvillimeve të fundit në spektaklin “Ferma VIP 3”, ku Vanesa Sono shprehu hapur pëlqimin për Indrin dhe u duk e përfshirë emocionalisht në raportin mes tyre, Romiri i ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë.
Gjatë një bisede mes tyre, ai i kërkoi Vanesës që të mos e përjetojë situatën në mënyrë emocionale dhe të mos vuajë për një mashkull.
“Mua nuk më pëlqen të hyj nëpër komente për gjëra të tilla, janë gjëra që nuk zgjidhen me analiza, por ama një gjë di ta them: Nuk ia vlen asnjë mashkull në botë që ti të qash për të. E di çfarë do të thotë të qajë një femër… kurrë nuk ia vlen. Shih qejfin tënd, bëj çfarë të thotë shpirti yt, por jo të vuash për gjëra të kota. Ti ke jetën përpara,” është shprehur Romiri.
Lini një Përgjigje