Ngjarja që alarmoi “Ferma VIP” dhe ulërimat për ndihmë në mesnatë kanë marrë një kthesë të re, pas një deklarate të fundit që po bën xhiron e rrjetit.
Ndërkohë që produksioni, përmes Arbana Osmanit, deklaroi zyrtarisht se kriza lidhej me qenushin Stormi, Elton Tozaj ka dalë me një version krejtësisht të kundërt.
I ftuar në një intervistë për T7, Tozaj u pyet nga gazetari lidhur me videon virale ku dëgjohen banorët duke thirrur “ka epilepsi”.
Reagimi i tij ishte: “Një nga konkurrentët vuan nga një sëmundje dhe nuk jam i sigurt nëse është epilepsi apo jo. Ka patur një problem shëndetësor goxha të rëndë një nga konkurrentët. S’ka lidhje qeni. Qeni është në rregull.”
Lini një Përgjigje