TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Prill 2023, 10:47

Ronaldo-Luizit: Shijo kohën me Kiarën se tani kam hyrë vetë në lojë

Shkruar nga Pamfleti

Ronaldo-Luizit: Shijo kohën me Kiarën se tani kam hyrë vetë

Ronaldo duket se nuk po e mbledh dot veten për faktin që është në nominim. Madje sulmet i nisi ndaj Nitës, duke e goditur me miell, pasi kjo e fundit ishte ajo që e çoi në nominim.

Por moderatori duket se ka shkuar shumë larg me lojën, aq sa mendon se është një lojtar i fuqishëm. Ai i tha Luizit që të marrë Kiarën e të shijojë kohën me të dhe se nuk ka të drejtë të flasë deri të martën, duke qenë se tani ka hyrë vetë në lojë.

Ronaldos nuk i del e keqja edhe me Dean, ku herë pas herë e pyet atë se si i kaloi më shumë se 100 ditë në shtëpi.

Ai madje, ngacmoi edhe Keisin dhe i tha asaj se do i japë një arush ta mbajë në krah, si Dea. Sa për Bledin, Ronaldo e cilësoi atë burracak, pasi gjithë javën ofendoi Dean, ndërsa në spektakël i kërkoi falje asaj.

Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj dhe zgjedhja e saj ndezi debat mes banorëve, pas spektaklit. Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrinë kot në shtëpi.

Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea ‘hanë bukë kot’ në shtëpi dhe se kanë mbërritur deri në këtë pikë të lojës kot. Sa për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime.

"I ra zarfi e bën sikur ka luftu me kalin e Trojës", shprehet Ronaldo per Nitën.

Gjatë kohës që Ronaldo fliste me seriozitet, banorët u shkrinë së qeshuri dhe asnjëri prej tyre nuk e mori seriozisht.

Madje Luizi e mbështeti, duke i thënë se po bën lojë të fortë.

ronaldo delir

Lini një Përgjigje