
Influencerja Hilda Kertalli ishte një ndër aktoret e filmit shqiptar, “Njerëz dhe fate 2”, ku kishte rolin e një vajze të quajtur Ana. E ftuar në “Glamour Zone” ajo rrëfeu më shumë për eksperiencën si aktore.
Esteri: Cila ka qenë skena më e vështirë për t’u realizuar?
Hilda: Më e sikletshmja mund të ishte jo skena, por fakti që kisha pak funde të shkurtra. Ishte pak e sikletshme, por e harroja sepse stafi dhe aktorët ishin shumë profesionistë, kështu që e harroja që isha me funde të shkurtra dhe geta me rrjetë.
E pyetur nga moderatorja se sa është paguar, ajo u përgjigj: Vlera më e madhe që kam marrë në këtë film ka qenë eksperienca që fitova. Është një vlerë marramendëse dhe mendoj se në çdo punë vlera më e madhe është eksperienca që fiton dhe jo pagesa.
Lini një Përgjigje