TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Nëntor 2024, 11:41

Gjerdani me diamantë që ‘çoi në gijotinë’ Marie Antoinette shitet në ankand për dy-fishin e çmimit fillestar

Shkruar nga Pamfleti

Gjerdani me diamantë që ‘çoi në gijotinë’

Një gjerdan që mendohet se lidhet me një skandal që përshpejtoi rënien e mbretëreshës franceze, Marie Antoinette është shitur në ankand, sipas BBC.

Gjerdani që ka rreth 500 diamante, u ble për 4,81 milionë dollarë, pothuajse dyfishi i shumës së vlerësuar nga shtëpia e ankandit “Sotheby’s”.

Mbretëresha e fundit e Francës u ekzekutua në gijotinë në vitin 1793 në moshën 37-vjeçare, së bashku me të shoqin, në kulmin e Revolucionit Francez.

Besohet se disa nga bizhuteritë në gjerdanin e shitur të mërkurën ishin ato origjinale në “qendër të çështjes së gjerdanit me diamantë” në vitet 1780, që mund të kenë përshpejtuar vdekjen e Marie Antoinette.

Jeanne de la Motte, një fisnike e rënë nga vakti, u shtir si mbretëresha franceze dhe mashtroi një kardinal për t’i dhënë asaj gjerdanin pa paguar asgjë.

Kur Marie Antoinette, e cila nuk kishte njohuri për transaksionin, u kontaktua për mungesën e pagesës përfundimtare, kardinali u arrestua, por u deklarua i pafajshëm.

La Motte u gjet dhe iu bë në trup një shenjë V (“voleuse” – “hajdute”) me një hekur të nxehtë.

Edhe pse Marie Antoinette u zbulua se ishte e pafajshme, reputacioni i saj mendohet se ishte dëmtuar nga kjo aferë dhe ajo ishte e papëlqyeshme në mesin e popullit francez, i cili e akuzoi atë si shpërdoruese, me një ndikim të rrezikshëm edhe te mbreti.

Gjerdani me diamantë që ‘çoi në gijotinë’ Gjerdani me diamantë që ‘çoi në gijotinë’

marie antoinette gjerdan diamante

Lini një Përgjigje