TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle19 Nëntor 2024, 12:51

Sajoi sëmundjen e babait që të nxirrte motrën nga Big Brother? Adriana: Po manipuloni, do dalë e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Sajoi sëmundjen e babait që të nxirrte motrën nga Big

Diana Tahiri ka pasur një të papritur gjatë spektaklit të djeshëm (e hënë), kur motra e saj, Adriana, i dha një lajm të papritur dhe emocionues. Ajo njoftoi Dianën se babai i tyre është i sëmurë dhe, për këtë arsye, ka vendosur të largohet nga programi.

Megjithatë, Adriana ka mohuar kategorikisht lajmet që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte dërguar një mesazh për Dianën përmes facoletës. Në një postim të gjatë në Instagram, Adriana sqaroi situatën, duke theksuar se nuk kishte shkruar asnjë fjalë për motrën e saj.

Ja postimi i plotë i Adrianës në Instagram:

“Me përgjegjësi të plotë, i bëj thirrje produksionit të kthejnë kamerat. Nuk kam shkruar asnjë germë për Dianën, siç po thuhet në rrjetet sociale. Nëse ka ndodhur që kam shkruar diçka, jam e gatshme të jap llogari para drejtësisë për këtë. Facoletën ma dha një punonjës aty, për disa sekonda, dhe kur dola ia ktheva atij. Ju garantoj se nuk kam lënë asgjë në duar të Dianës. E kuptoj Dianën dhe emocionet e saj, sepse edhe unë isha shumë e shqetësuar për t’i dhënë atë lajm. Diçka është përpjekur të manipulohet me këtë histori dhe shumë shpejt do ta dini të vërtetën. Me respekt, Adriana.”

Sajoi sëmundjen e babait që të nxirrte motrën nga Big

adriana tahiri big brother kosova

Lini një Përgjigje