TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Gusht 2023, 13:40

Sanda Bullock humb partnerin, fotografi 57-vjeçar ndërron jetë

Shkruar nga Pamfleti

Sanda Bullock humb partnerin, fotografi 57-vjeçar ndërron jetë

Fotografi Bryan Randall, partneri shumëvjeçar i aktores Sandra Bullock, ka trishtuar botën pasi ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Ai kishte një betejë të gjatë me sklerozën amiotrofike anësore.

Kjo sëmundje prek kryesisht qelizat nervore në tru dhe palcën kurrizore. Randall kishte tre vite që ishte diagnostikuar me këtë problem shëndetësor por kishte zgjedhur ta mbante sa më private këtë betejë shëndetësore.

Çifti u takua për herë të parë në vitin 2015 kur ai fotografoi një nga fëmijët e Bullock, Louis, 13 vjeç, në një festë ditëlindjeje.

Dyshja kanë qenë mjaft të rezervuar në marrëdhënien e tyre gjatë viteve, por aktorja foli hapur për romancën e tyre gjatë një paraqitjeje televizive në Dhjetor të 2021 në emisionin “Red Table Talk” të Jada Pinkett Smith. Në atë kohë Bullock e cilësonte fotografin dashurinë e jetës së saj.

sandra bullock bryan randall vdes

Lini një Përgjigje