TAGS-AT E JAVËS

Showbiz18 Qershor 2026, 13:09

Sara dhe Eriku rikthehen bashkë? Sinjalet që po flasin për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Sara dhe Eriku rikthehen bashkë? Sinjalet që po flasin për
Sara dhe Eriku rikthehen bashkë? Sinjalet që po flasin për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre

Pavarësisht zërave që qarkulluan për një ndarje përfundimtare, duket se historia mes Sarës dhe Erikut nuk ka marrë fund. Zhvillimet e fundit lënë të kuptohet se dyshja po i jep një tjetër mundësi lidhjes së tyre.

Edhe pse për publikun u krijua bindja se ata kishin ndarë rrugët njëherë e mirë, persona pranë çiftit kishin lënë të kuptohej që prej muajit maj se një ribashkim nuk përjashtohej.

Sipas burimeve, marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër periudha të vështira, por kontakti mes tyre nuk është ndërprerë asnjëherë plotësisht.

Një nga treguesit më të qartë të afrimit të tyre ka ardhur nga rrjetet sociale. Pas bujës që shkaktuan kur hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, Sara dhe Eriku kanë rifilluar ta ndjekin sërish njëri-tjetrin, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Burime pranë tyre bëjnë të ditur se prej disa javësh ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe po punojnë për ta rindërtuar marrëdhënien.

Tani mbetet për t’u parë nëse çifti do ta konfirmojë publikisht rikthimin, apo do të zgjedhë ta jetojë këtë fazë të re larg vëmendjes së mediave rozë.

 

 

sara hoxha erik fullani rikthim

Lini një Përgjigje