TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 5 Mars 2026, 14:02

Së shpejti dasma, Selin dhe Gimbo ftesë Rogertit të ‘shporret’

Shkruar nga Pamfleti

Së shpejti dasma, Selin dhe Gimbo ftesë Rogertit të

Në Big Brother sonte do organizohet dasma (tashmë kthyer në traditë) mes Gimbos dhe Selin. Pjesë të ceremonisë janë edhe ftesat. Por duke qenë se çifti nuk i ka mirë punët me Rogertin, ftesën për të e bënë sa me nota humori edhe me ‘mllef’ ndaj tij.

Ftesa, i kërkonte Rogertit të ndiqte kurorëzimin e çiftit përmes dy kanaleve televizive, duke përfunduar me një mesazh ironik:

I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,

Duke uruar që udhëtimi yt Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije.

Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.

Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.

Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.

Me shumë urrejtje, shporru!

Gimbo dhe Selin

Ndërsa “xhaxhi” Gerti u shkri së qeshuri, të pranishëm ishin edhe Miri, Juela dhe Tani, të cilët nuk i shpëtuan të qeshurës së pafajshme me situatën.

Çifti Selin dhe Gimbo, që sonte do të kurorëzohen sipas traditës së spektaklit, e nisi mbrëmjen me “festën e beqarisë”. Ata shkëmbyen puthje pasionante, kërcyen dhe kënduan me konkurrentët e tjerë, duke përfunduar madje edhe me një hedhje në pishinë.

 

gimbo rogerti selin ftese dasme

Lini një Përgjigje