TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Maj 2025, 10:26

Së shpejti në Klan, Arbana Osmani firmos kontratën për në shtator

Shkruar nga Pamfleti

Së shpejti në Klan, Arbana Osmani firmos kontratën për

Arbana Osmani duket se është gati për një rikthim në ekran. Siç u lajmërua më herët, moderatorja ka hyrë në bisedime të avancuara me televizionin Tv Klan.

Mësohet se marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe se bëhet fjalë për një ofertë të majme, të cilës Arbana i ka thënë “po”. Edhe pse nuk është përcaktuar ende formati që ajo do të drejtojë, mendohet se do të jetë një program me histori reale, shumë pranë natyrës së emisioneve të drejtuara më herët prej saj.

Rikthimi i saj është paralajmëruar edhe në “X Factor Albania”, ku Arbana u shfaq në një rrëfim personal për largimin nga Top-i, ku siç dihet, nuk ranë dakord për pagesën.   

Gjatë kësaj kohe ajo iu përkushtua biznesit të saj, si dhe formatit të Youtube që krijoi. Duket se kjo nuk mjaftoi dhe Arbana vendosi të jetë sërish pjesë e televizionit.

arbana osmani klan shtator

Lini një Përgjigje