Ish-banorja e Big Brother VIP 5, Livia Lozi, ka folur hapur për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe për mënyrën se si reagoi ndaj situatave të tensionuara brenda programit, teksa ishte e ftuar në programin ‘Ftesë në pesë’.
Livia pranoi se kishte ndjerë që do të largohej nga shtëpia, por jo në mënyrën që ndodhi, me një letër largimi. Ajo komentoi lojën e saj gjatë qëndrimit në BBV, duke treguar se tre ditët e para kishte qenë e qetë, por më pas reagoi ndaj ofendimeve që kishte marrë:
“Unë tre ditët e para isha e qetë, se ashtu po silleshin edhe ato me mua. Në moment që vazhduan ofendimet… nuk duron dot dhe vazhdon me ofendimet, duke të ofenduar ‘kafshë’. Në momentin që më ofendon, prit të të ofendoj, sepse nuk shkova aty se nuk kisha bukë në shtëpi dhe më çuan në ‘Big Brother’ për të ngrënë. Unë do reagoj siç reagon Livia jashtë.”
Ish-banorja shtoi se gjatë qëndrimit kishte përjetuar ofendime të shumta, përfshirë edhe prekje fizike dhe degradime nga më të ndryshmet, por nuk kishte dalë nga shtëpia për këtë:
“Ka pasur ofendime shumë të mëdha, ka pasur prekje fizike, degradime nga më të ndryshmet dhe nuk është se kanë dalë nga shtëpia.”
Kur u pyet se çfarë mund të kishte bërë ndryshe, Livia u shpreh se ndoshta do të ishte treguar më e butë, por nën presionin brenda shtëpisë dhe kur nuk i jepeshin e drejta e fjalës, reagimi është i natyrshëm:
“Edhe pse aty e kam treguar, kam qenë e dashur, kemi bërë gallata. Por presioni aty brenda dhe në momentin që ty nuk të jepet e drejta e fjalës dhe ty të ofendojnë, ti në të njëjtën mënyrë do të reagosh.”
Livia foli edhe për sjelljen e Selinës ndaj të tjerëve, duke treguar se nuk ishte aty për të bërë lojën e saj:
“Selin godiste Rogertin, e gjuante me çfarë t’i dilte përpara, me patatina, me duar, ofendonte, shante. Ofendonte vajzat, je dele, je rrugaçe, ku e ke babin, e ke babin jashtë. Nuk kam ardhur të bëj lojën tënde, unë kam ardhur për veten time. Unë do rri me njerëz që kanë energjinë time pozitive që mua ma japin.”
Fjala e Livias tregon se përtej spektaklit, banorët shpesh duhet të përballen me situata emocionale dhe presione të forta, ku reagimi i drejtpërdrejtë shpesh shërben si mbrojtje dhe ruajtje e energjisë pozitive personale.
Lini një Përgjigje