TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Qershor 2024, 15:53

“Servil ndaj Robertit”, gruaja e Florit i kthehet Çiljetës: E harrove krushkën?

Shkruar nga Pamfleti

“Servil ndaj Robertit”, gruaja e Florit i kthehet

Moderatorja Fjoralba Ponari ka surprizuar ditën e djeshme fermerët e Ferma VIP në një vizitë të papritur.

Gjatë kësaj vizite ajo ka bërë biseda të ndryshme me fermerët. Në bisedë me Çiljetën u rikthye diskutimi rreth Florit, ku sërish këngëtarja theksoi se sjellja e tij me Robertin i është dukur servilizëm.

“Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se çdo gjë tjetër”, ishte deklarata e Çiljetës që duket se nuk është pritur aspak mirë nga partnerja e Florit.

“Harrove krushkën moj, apo s’e quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”, shkruan partnerja e Florit, ku me krushkën i referohet Elsa Lilës.

“Servil ndaj Robertit”, gruaja e Florit i kthehet

ciljeta xhilaga renisa shabani servil

Lini një Përgjigje