TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Shtator 2025, 14:38

Sfilata e parë e reperit, stilisti Post Malone hyn në pasarelë me kalë

Shkruar nga Pamfleti

Sfilata e parë e reperit, stilisti Post Malone hyn në pasarelë me

Reperi i famshëm, Post Malone, debutoi si stilist në Paris me markën e tij të re të veshjeve të quajtur “Austin Post” dhe e bëri këtë: duke hyrë në pasarelë mbi kalë.

Mediat e huaja shkruajnë se sfilata u mbajt në Hotel de Bourdon – Maison Pozzo di Borgo, ish-rezidencën e Karl Lagerfeld, ku artisti 30-vjeçar mahniti të ftuarit jo vetëm me veshjet, por edhe me atmosferën që solli: muzikë country, Bud Light, dhe ndikime të forta nga kultura amerikane e rançit.

Koleksioni “At First Light” ndërthur stilin western të Dallasit me nuanca të frymës jugperëndimore amerikane. Në njoftimin zyrtar thuhet se inspirimi për këtë koleksion vjen nga përvoja personale e Malone, që shkon nga rrënjët në Teksas deri te jetesa e tij aktuale në malet e Utah-ut.

Sfilata e parë e reperit, stilisti Post Malone hyn në pasarelë me Sfilata e parë e reperit, stilisti Post Malone hyn në pasarelë me

post malone kale stilist

Lini një Përgjigje