
DJ Geek pas shkëputjes edhe nga ana profesionale me Dafina Zeqirin, duket se në vijim do ta vazhdojë karrierën e tij si dj i Loredana Zefit.
Burime për “Prive” bëjnë me dije se Geek është në negociata me ekipin e Loredanës. Gjithçka thuhet se është e mbyllur ndonëse nuk ka marrë konfirmim zyrtar, i cili pritet të jepet në javët në vijim.
Rastësi apo jo, ky bashkëpunim vjen pothuajse në të njëjtën kohë me duetin e përbashkët të Mozzik dhe Dafinës, dy ish-ave respektivë të Geek dhe Loredanës.
Kujtojmë që Dafina dhe DJ Geek kishin mbi 4 vite së bashku, ndërsa Mozzik dhe Loredana kanë një vajzë së bashku, Hanën.
Lini një Përgjigje