
Arbana Osmani i është përgjigjur një ndjekësi kureshtar, i cili e ka pyetur nëse i ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë i ftuar t’i kërkojë të mos publikohet një pjesë e intervistës. Arbana e pranoi diçka të tillë dhe nga ana tjetër dha edhe një arsye të fortë pse e bën këtë.
“Sigurisht dhe është krejt normale,” – shkroi ajo. “Në kohën kur në mediat sociale deklaratat shkëputen nga konteksti, videot e shkurtra orientojnë shikuesit gabim, komentet janë të pamëshirshme dhe titujt abuzivë, të gjithë personazhet tregohen shumë të kujdesshëm për të mos u keqkuptuar. Unë si një njeri që keqkuptohem herë pas here, i mirëkuptoj plotësisht.”
Moderatorja shtoi se në formatet e saj televizive përpiqet gjithmonë t’i mbrojë të ftuarit dhe të ruajë integritetin e bisedës. “Shpesh njerëzit e harrojnë që pas çdo intervistë qëndron një njeri me emocione, ndjeshmëri dhe frikë nga gjykimi. Kjo është arsyeja pse tregoj gjithmonë kujdes dhe mirëkuptim,” nënkuptoi ajo në mënyrë të ndjeshme.

Lini një Përgjigje