TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Gazmend Oketa dëshmoi në GJKKO për çështjen “Partizani”, duke deklaruar se Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndërhyrë në privatizim.

AMP ka nisur hetime ndaj policisë së Divjakës pas zbulimit të një parcele me kanabis, ndërsa në Fier u arrestua një 20-vjeçar për zjarrin që dogji rreth 110 hektarë dhe evakuoi familje.

Raporti i OKB-së e rendit Shqipërinë si vend tranzit për drogën dhe me rritje të sekuestrimeve të kokainës.

Jashtë vendit, Italia goditi një rrjet pastrimi parash që ktheu 18 milionë euro droge në ar.

Në Gjermani u raportua një sulm me 2 viktima, në Francë një grabitje bizhuterish me vlerë 4 milionë euro, ndërsa në Turqi një komedian u arrestua për fyerje të Erdoganit.

Rusia vijoi sulmet në Ukrainë dhe Britania u godit nga një sulm i madh kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje