Showbiz27 Mars 2023, 10:39

Shpallet artistja që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë në dy klasifikime, Bebe Rexha: Jam e shokuar

Shkruar nga Pamfleti

Shpallet artistja që ka qëndruar më gjatë në vendin e

Këngëtarja Bebe Rexha është një nga emrat shqiptarë më të suksesshëm të muzikës në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka arritur suksese të shumta falë këngëve të saj që janë shndërruar në hite botërore si dhe është fituese e disa çmimeve të rëndësishme.

Së fundmi, ajo është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”.

Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” (bashkëpunim me Florida Georgina Line) dhe “I’m Good (Blue)” (bashkëpunim em David Guettan).

E lumtur për këtë arritje në karrierën e saj, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi.

“Uau, jam e shokuar! Artistja femër që ka qëndruar më gjatë në ‘Billboard Hot Country’ dhe ‘Billboard Dance/Electronic’ në vendin e parë”, ka shkruar Bebe Rexha.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

bebe rexha vendi i pare