Showbiz27 Mars 2023, 10:12

Noizy mohoi të ketë qenë i lidhur me Xhulin, ish-finalistja e BBVK: Publiku na ka parë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Noizy mohoi të ketë qenë i lidhur me Xhulin, ish-finalistja e

Juliana Nura, ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’, e cila u rendit e treta, ka folur për herë të parë për deklaratat e dhëna nga Noizy për të.

Ajo iu përgjigj 25 pyetjeve në një intervistë, për herë të parë pas daljes nga shtëpia, ku qëndroi për 103 ditë. Juli u shpreh se nuk ka asnjë habi për atë që Noizy tha, duke shtuar se të gjithë i kanë parë bashkë, duke nënkuptuar se ato që ka thënë kanë qenë të vërteta.

 “Nuk u befasova sepse tek e fundit çdo njeri ka ndërgjegjen e vet, e vërteta është se publiku na ka pa bashkë, shoqërinë e kemi të përbashkët edhe krejt ky Big Brother ja ka fillu prej qasaj teme se ku jemi taku me Stresin dhe e din edhe personi në fjalë (Noizy)”.

Më pas ajo shtoi se nuk është zhgënjyer nga reperi: Jeta më ka mësuar të mos zhgënjehem.

Reperi u distancua nga Juli duke thënë se nuk ka të bëjë me të dhe emri i tij po përdoret vetëm për vëmendje.

“Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje me atë person e as nuk do jem. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dinë përse. Mbani emrin tim larg gojës suaj. Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje, e ri përsëris. Më keni lodhur kokën. Gjithçka që përmendet është rrenë dhe mos më bëni t’jua vërtetoj”, u shpreh Noizy.

noizy juliana nura lidhja