TAGS-AT E JAVËS

Showbiz20 Maj 2026, 14:16

Është markë luksi, por paguan pak punëtorët; Juela rrëfen sa paguhej kur punonte tek Hermes

Shkruar nga Pamfleti
Është markë luksi, por paguan pak punëtorët; Juela
Është markë luksi, por paguan pak punëtorët; Juela rrëfen sa paguhej kur punonte tek Hermes

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Juela Nikolli, ka ndarë së fundmi detaje interesante nga eksperienca e saj profesionale jashtë vendit, gjatë një interviste në Top Albania Radio.

Gjatë bisedës, ajo ka rikujtuar periudhën kur ka punuar për markën luksoze ndërkombëtare Hermès, eksperiencë të cilën e kishte përmendur edhe më herët gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, por pa zbuluar detaje konkrete mbi të ardhurat e saj.

E pyetur për pagën që merrte në një kompani të këtij niveli, Juela nuk ka hezituar të përgjigjet hapur.

“Kam marrë rreth 2 mijë euro në muaj”, ka treguar ajo gjatë intervistës.

Megjithatë, këngëtarja ka sqaruar se kjo shumë nuk mjaftonte për një jetë luksoze në një qytet si Milano, ku kostoja e jetesës mbetet shumë e lartë.

“Për Milanon nuk konsiderohet ndonjë pagë e madhe, sepse jetesa është shumë e shtrenjtë. Nuk është se bëje jetë luksi me atë pagë”, është shprehur ajo.

Nga ana tjetër, Juela theksoi se për një vajzë të re, bëhej fjalë për një pagesë mjaft të mirë dhe të kënaqshme, sidomos duke marrë parasysh eksperiencën profesionale në një prej markave më prestigjioze të modës në botë.

Deklarata e saj ka marrë vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar sinqeritetin e këngëtares për realitetin ekonomik të jetës jashtë Shqipërisë, larg idesë së luksit që shpesh lidhet me emra të njohur si Hermès.

juela nikolli pagesa hermes

Lini një Përgjigje