Showbiz23 Maj 2024, 15:50

Tayna dhe Bardhi prishin miqësinë, mister shkaku

Shkruar nga Pamfleti

Tayna dhe Bardhi prishin miqësinë, mister shkaku

Kënga e fundit e reperes së njohur, Tayna, ishte “Unaza”, në bashkëpunim me Bardhin, projekt ky i cili rezultoi mjaft i suksesshëm dhe u kthye në trend në platformën “TikTok”. Mirëpo, duket se reperja i ka dhënë fund raportit miqësor me Bardhin, e shkaku nuk bëhet ende i ditur.

Këngëtarja e ka hequr Bardhin nga ‘Instagram’, duke lënë pas shumë pikëpyetje.

Gjithashtu përflitet se Tayna është larguar edhe nga kompania e menaxhimit që prej vitesh e kishte nën menaxhim karrierën e saj muzikore. Ajo ka fshirë çdo postim në Instagram, e madje nuk poston as ‘story’.

Përflitet se të gjitha këto lëvizje po bëhen në kuadër të rikthimit të saj në muzikë. Se kush do e menaxhojë, e se me kë do bashkëpunojë, na mbetet të presim!

tayna dhe bardhi