TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Prill 2023, 08:34

Theu rregullat e lojës, Luizi ndëshkohet nga produksioni 

Shkruar nga Pamfleti

Theu rregullat e lojës, Luizi ndëshkohet nga produksioni 
Vëllai i Madh u ka kërkuar dje banorëve të “Big Brother VIP2” që të zgjedhin liderin e ri të shtëpisë. Kësaj radhe votimi u bë nëpërmjet një formule të re.

Banorët që kandidonin për këtë post brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, kanë patur 30 minuta në dispozicion që të përgatisnin platformën e tyre, se çfarë ata ofrojnë e përse duhet të zgjidhen lider të shtëpisë.


Në garë ishin Qetsori, Nita, Kristi dhe Luizi dhe secili prej tyre ka patur nga 5 minuta kohë, ku kanë mbajtur fjalim para banorëve për t'i bindur që të votojnë për lider.

Por, teksa po mbante fjalimin, produksioni ka përjashtuar nga gara për lider Luizin pasi theu rregullat duke përmendur nominimet. Gjatë fjalës së tij, Luizi tha se nëse i jepni atij avantazhin në lojë të liderit, ai do të dërgojë në nominim Bledin, Nitën dhe Kristi. Thyerja e këtij rregulli nuk u tolerua nga Vëllai i Madh, i cili vendosi direkt të përjashtojë Luizin.

luiz ejlli big brother

Lini një Përgjigje