
Jori Delli ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej datës 5 mars kur u bë pjesë e shtëpisë së “BBVIP Albania”. 28-vjeçarja u prezantua përmes një kërcimi sensual.
View this post on Instagram
Modelja është shumë e njohur edhe në Itali, teksa dikur ka qenë dhe imazhi i “Sportitalia”. Media italiane, “calciomercato.com”, i ka dedikuar një shkrim Jorit, teksa ka publikuar dhe disa nga fotot dhe videot më të mira të saj.
View this post on Instagram
“E mbani mend modelen bukuroshe italo-shqiptare, Jori Delli, e cila ishte imazhi i “Sportitalia” në të kaluarën? Prej disa javësh ajo është në reality show-n më të ndjekur në Shqipëri, “BIG Brother Albania”, në versionin VIP. Dhe në mënyrë të pashmangshme, modelja e shkëlqyer, e cila mbështet Milanin, po lë gjurmë me simpatinë e saj, por edhe me bukurinë e saj. Në të vërtetë, në një event brenda shtëpisë ajo u shfaq si “Miss BIG Brother VIP” me një fustan shumë të shkurtër dhe ngjyrë argjendi që i la të gjithë pa fjalë”, shkruhet në artikull.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje