TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2025, 13:18

“Ti më urren, unë marr orën me diamantë”, Arbenita Ismajli ‘verbon’ me dhuratën e re dhe ‘hedh kunja’ ndaj Feros

Shkruar nga Pamfleti

“Ti më urren, unë marr orën me diamantë”,

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka bërë një postim në Instagram që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Pak ditë pas ditëlindjes, ajo ka shpërndarë një video teksa provon një nga orët më të lakmuara në botën e luksit, një Audemars Piguet Royal Oak, totalisht e mbuluar me diamante.

Në përshkrim, Arbenita shkruan: “Imagjino të më urresh mua, ndërkohë që unë zgjedh orën e ëndrrave të mia”

Me këtë postim, ajo duket se jo vetëm ka zgjedhur një aksesor super luksoz, por edhe ka dhënë një mesazh të qartë: jetën po e jeton sipas standardeve të saj, pa u ndikuar nga zërat e tjerë.

Dhe fjala “luksoz” është pak të thuhet. Ora që shihet në dorën e saj është një Royal Oak Full Diamond, e njohur në botën e koleksionistëve për çmimin marramendës që fillon nga 150,000 dollarë dhe mund të shkojë deri mbi 500,000, në varësi të personalizimit, cilësisë së diamantëve dhe materialit bazë të orës (shpesh ari i bardhë ose platini).

Dizajni është ikonë i shtëpisë së orëve Audemars Piguet, me formën tetëkëndëshe karakteristike dhe ndriçimin e çmendur të mijëra gurëve të çmuar që mbulojnë çdo milimetër të sipërfaqes.

“Ti më urren, unë marr orën me diamantë”,

arbenita ismajli ora me diamante

Lini një Përgjigje