TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Maj 2025, 11:43

U larguan nga Ferma sepse prisnin një fëmijë? Alba dhe Limi sqarojnë si qëndron e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

U larguan nga Ferma sepse prisnin një fëmijë? Alba dhe Limi

Një nga momentet e “Ferma VIP2” që bëri bujë në rrjet ishte largimi i njëpasnjëshëm i Alba Pollozhanit dhe Lim Hotit.

Pas daljes së tyre nga spektakli, në rrjet u aludua për një shtatzëni, çka e shtyu dyshen që të lërë ambientet e fermës dhe të bëjë kontrollet e nevojshme.

Mirëpo kjo gjë është mohuar nga të dy ata.

Të ftuar në studion e “Ferma VIP2”, dyshja në fjalë sqaroi se kështu e ndjen ata që të vepronin dhe ashtu bënë. Ndërsa hodhën poshtë dyshimet për një pritje të ëmbël.

Por nga ana e tyre u shpreh një dëshirë për një fëmijë së bashku, jo tani, po pas disa kohësh.

“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas këtyre parimeve” justifikoi Alba largimin e saj nga spektakli në fjalë.

alba dhe limi largimi ferma

Lini një Përgjigje