Showbiz13 Mars 2023, 17:21

Tjetër zarf mbërrin në shtëpi, Vëllai i Madh jep vendimin e papritur për banorët

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër zarf mbërrin në shtëpi, Vëllai i Madh jep

Në shtunën banorët e shtëpisë më të madhe ”Big Brother Albania Vip 2”, u ndanë në çifte në mënyrë rastësore. Loja nga Vëllai i Madh, ishte që nëse banorët do e çonin deri në fund këtë sfidë, do ti shtohej 20 mijë euro çmimit të madh.

Moderatorja Arbana Osmani u komunikoi banorëve se çmimi i madh prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro. Arbana u tha gjithashtu banorëve se do të qëndronin ashtu deri të martën.

Por këtë të hënë në shtëpinë e VIP-ave, ka mbërritur një zarf i bardhë, ku thuhet se banorët e kanë realizuar me shumë sukses provën siameze dhe çmimit të madh i janë shtuar 20 mijë euro.

“Banorë, Vëllai i Madh vlerëson impenjimin tuaj për provën siameze dhe vështirësinë e kësaj prove. Dhe për këtë arsye konsideron të realizuar me sukses që sot. Nga ky moment mund t’i hiqni bluzat. Urime, sapo i shtuat 20 mijë euro çmimit të madh”, shkruhej në zarfin e bardhë.

bbvip