TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Maj 2024, 12:34

Top Channel, televizioni i familjes Veshaj; nuk çuditemi pse Romeo është finalisti i parë

Shkruar nga Pamfleti

Top Channel, televizioni i familjes Veshaj; nuk çuditemi pse Romeo

Thashethemet se Romeo Veshaj do ishte një ndër të preferuarit e produksionit, filluan që para nisjes së Big Brother. Madje, nëpër statistikat e Top-it kur nuk dilte shumë i preferuar nga publiku, ripublikohej një grafik tjetër pas pak minutash kur ‘si me magji’ Romeo ishte i preferuar.

Tek aktori ne pamë një figurë që jo vetëm nuk kishte karizmën e duhur për të fituar një Big Brother, por dilte gjithnjë ai djali qaraman që të tjerët ia kishin me hile. Në përpjekjen e tij të madhe për të shkëlqyer si ‘latin lover’, Romeo doli gjithashtu i dështuar, pasi romanca (nëse mund të quhet  e tillë) me Heidin vetëm e uli më shumë reputacionin dhe figurën e tij.

Me një ‘manovrim’ alla Egla, Romeon e nxorën direkt finalist dhe nga eksperiencat e mëparshme, ai që është finalisti i parë, del edhe fituesi i Big Brother.

Në frazën e famshme të Jetmirit se ‘Këtu janë të gjithë rrogtarë’ kishte diçka të vërtetë, por ish-banori ‘harroi’ të thoshte sa rrogtarë ka në Top vetëm nga familja e Romeos. Prandaj, po i rendisim:

Romeo punon vetë në Top Channel

Donaldi, vëllai binjak gjithashtu.

Mario Veshaj, vëllai tjetër i Romeos punon në Top Channel, bashkë me të fejuarën e tij, Kristiana Mere, e cila është autore e Big Brother. Bora Zemani, gjithashtu kunatë me Romeon, punon gjithaq në Top Channel.

Duket se Topi nuk është më televizioni i familjes Hoxha, por i asaj Veshaj. Tani, si të mos e besojmë që Romi, do jetë fituesi i ardhshëm i BBV3?! /Pamfleti

romeo veshaj top channel familja fituesi

Lini një Përgjigje