Showbiz 4 Mars 2024, 15:53

U arrestua një ditë pasi hyri në shtëpinë e Big Brother, ja çfarë tha Liami para se të ishte pjesë e shtëpisë së famshme

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua një ditë pasi hyri në shtëpinë e Big

Në një intervistë për emisionin ‘Shqipëria Live’, Liami i BBVip foli para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai tregoi për gazetarin Gerald Qerimi se si kishte planifikuar të përfshihej në lojën që tashmë ka mbi 40 ditë që ka nisur.

“Duke marrë strategjitë e mia parasysh, ata aty brenda më duken si puna e gjelave të detit. Aty akoma nuk ka një lider, para 3 ditësh u bë një ndarje dhe te ajo ndarje u pa se kush udhëheq grupet, pra Juli dhe Romeo.

Po t’i biesh gjeneralit në kokë, ushtarët do duan kohë, por duhet parë se aty ndryshon çdo gjë. Unë jam i hapur dhe për lidhje, megjithatë e kam një vajzë në Gjermani, që jemi sa kështu sa ashtu.

Ajo më ka thënë mos prek femra me dorë, por mund t`i them pasi të dal që ishte për lojë. Më pëlqen më shumë Sara K,” tha Liami

 

liami intervista