Showbiz31 Maj 2024, 17:06

U diagnostikua me kancer, foto e re e Kate Middleton trondit rrjetin

Shkruar nga Pamfleti

U diagnostikua me kancer, foto e re e Kate Middleton trondit rrjetin
Prej disa kohësh, Kate Middleton vuan nga sëmundja e kancerit. Kate Middleton shfaqet me një imazh të ri. Princesha e Uellsit mban një shami në kokë.

Një detaj ky që ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve duke pasur parasysh se princesha e Uells-it Katte Midleton u diagnsotikua në muajin mars me kancer.

Por fotoja e publikuar fillimisht në një faqe fansash është krijuar përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

“Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”, thuhet në postimin që shoqëron imazhin në fjalë.

Qëllimi ishte të mbështetej dhe inkurajohej princesha, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë dhe po përballet me një sërë efektesh anësore, duke përfshirë rënien e flokëve, humbjen e peshës, lodhjen dhe të përzierat.

Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë iniciativë. Disa kritikuan faqen e fansave për përdorimin e imazhit të manipuluar, duke e quajtur atë një akt mosrespektimi ndaj një personi të sëmurë.
U diagnostikua me kancer, foto e re e Kate Middleton trondit rrjetin

kate middleton