TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2024, 11:48

U larguan menjëherë pas eliminimit, Meritoni dhe Romeo nuk munguan në festën e Top-it

Shkruar nga Pamfleti

U larguan menjëherë pas eliminimit, Meritoni dhe Romeo nuk munguan

Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj, duket se kanë pasur pritshmëri më të larta në lidhje me rezultatin në finalen e Big Brother.

Pas eleminimit të tyre, fillimisht të Meritonit, që u rendit në vendin e pestë, dhe më pas të Romeos në të tretin, të dy djemtë u larguan nga studio, duke mos u ulur pranë ish banorëve.

Megjithatë të dy djemtë kanë vendosur që të shkojnë në festën që ka zhvilluar Top Channel pas përfundimit të spektaklit.

Eleminimi i Meritonit ishte mjaft i papritur që në nisje të finales, ndërsa takoi në studio mamanë e tij, ndërkohë që Romeo u eleminua pas një gare kokë më kokë me Eglën, e cila u shpall dhe fituesja e këtij edicioni.

Romeo është shfaqur duke përqafuar Semin, ndërsa Meritoni me një foto me mikeshën e tij, Artën.

U larguan menjëherë pas eliminimit, Meritoni dhe Romeo nuk munguan U larguan menjëherë pas eliminimit, Meritoni dhe Romeo nuk munguan

romeo veshaj meriton mjekiqi festa

Lini një Përgjigje