TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2023, 14:50

U përjashtua nga “Big Brother VIP”, reagon Eva Alikaj: U kërkoj falje shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga “Big Brother VIP”, reagon Eva Alikaj: U

Aktorja Eva Alikaj, e cila u përjashtua nga “Big Brother VIP” pas thyerjes së rregullave kryesore ka folur për herë të parë pas largimit nga shtëpia.

Pas debatit që ish-banorja bëri, fillimisht me Kristin dhe më pas momenti kulminant ishte me Luizin, atij të cilit i drejtoi fjalët kërcënuese.

“Ta çaj kafkën”, iu drejtua aktorja Luizit, një frazë e cila çoi në marrjen e vendimit nga Vëllai i Madh.

Por në “Shqipëria Live” Eva Alikaj i kërkoi falje shqiptarëve për gjuhën që ka përdorur gjatë debatit.

“Ju kërkoj falje shqiptarëve që përdora ato fjalë aty, pasi e shohin të gjithë, edhe të rinj.”, tha aktorja.

eva alikaj u përjashtua nga “big brother vip

Lini një Përgjigje