
Çifti fitues i edicionit të parë të Love Island Albania është Ueda dhe Arlindi.
Ata kanë në duar zarfin prej 50 mijë eurosh. A do e ndajnë ata me njëri-tjetrin?
Ata zgjedhin nga një zarf secili dhe Ueda ka zarfin me 50 mijë euro ndërsa Arlindi zarfin me 0 euro.
E pyetur nga Luana nëse ajo dëshiron t’i ndajë paratë më Arlindin, Ueda u përgjigj:
Unë zgjedh dashurinë dhe dua t’i ndaj paratë me Arlindin! Ndërsa ky i fundit kishte shprehur më herët dëshirën për t’i dhënë gjysmat e parave Uedës, sepse i duheshin për familjen dhe gjysmat e tjera për të bërë dasmën me të. Duket se djali i ka ‘idetë e qarta’.
Lini një Përgjigje