TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Tetor 2025, 15:35

Unaza inteligjente nisi të fryhej, Youtuber-i humbet fluturimin

Shkruar nga Pamfleti

Unaza inteligjente nisi të fryhej, Youtuber-i humbet fluturimin

Daniel Rotar, i njohur në Youtube si ‘Zone of Tech’ përfundoi në Spitalin e Traumës në SHBA, pasi unaza inteligjente Galaxy Ring e Samsung-it filloi të fryhej në mënyrë të rrezikshme në gishtin e tij. Ngjarja ndodhi gjatë një udhëtimi, ndërsa bateria e pajisjes nisi të fryhej dhe shtrëngoi gishtin deri në atë pikë sa nuk mund të hiqej më.

Pavarësisht përpjekjeve për ta larguar me sapun dhe ujë, gjendja u përkeqësua dhe Rotar nuk u lejua të hipte në avion. Në spital, mjekët përdorën akull dhe lubrifikant mjekësor për ta hequr unazën pa dëmtuar më tej gishtin. Ai ndau gjithçka në rrjetin X, ku postoi edhe foto të pajisjes së dëmtuar, duke deklaruar se nuk do të përdorte më unaza inteligjente.

Pas incidentit, Rotar zbuloi në Reddit se edhe përdorues të tjerë kishin raportuar raste të ngjashme me baterinë e Galaxy Ring. Disa pohuan se Samsung kishte ofruar zëvendësime falas për pajisjet me probleme.

Samsung reagoi duke thënë se siguria e klientëve është prioritet dhe se rasti është i rrallë. Kompania ka marrë pajisjen për hetime dhe ka kompensuar YouTuber-in për shpenzimet e papritura.

youtuber unaze inteligjente samsung

Lini një Përgjigje