TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Tetor 2025, 14:00

“Do na vendosin chip në kokë”, Milaim Zeka kundërshton Cakon: Unë e Bled Mane shpëtojmë, se nuk kemi tru

Shkruar nga Pamfleti

“Do na vendosin chip në kokë”, Milaim Zeka

Alfred Cako është ndër të paktët njerëz që na ka njohur fillimisht me teoritë konspirative dhe publiku i gjerë fillimisht mendonte se të gjitha gjërat që thoshte ishin fantazi e pastër.

Më pas, me kalimin e kohës, kur disa ndodhi dolën fiks siç i kishte parashikuar ai, nisën ta besonin dhe më pas edhe të hulumtonin në rrjet për teoritë konspirative që qarkullojnë në botë.

Cako dhe Milaim Zeka u përfshinë në një debat gjatë rubrikës “Rrethi Katror”.

Fredi shprehu pikëpamjet e tij se çfarë do të ndodhë me botën pas disa vitesh. Sipas tij, njerëzit do kenë çipa në kokë, jeta seksuale do të përfundojë dhe nuk do të ketë nevojë për emra e mbiemra sepse njerëzve (sidomos atyre të lindur në laborator) do t’u stampohen numra mbi kokë.

Deklaratat e tij u kundërshtuan nga Bled Mane dhe Milaim Zeka. Zeka u ndal tek teoria e ‘chip-it’, ku tha se “Unë edhe Mane duke mos pasur tru që ulemi këtu dhe dëgjojmë këto histori, ne shpëtojmë”.

Pjesë nga debati:

Cako: E keni lexuar librin ‘Bota e Re e Guximshme’, nëse ne nuk zgjohemi dhe të reagojmë, vaksinat me detyrim, një të ardhur bazë ndërkombëtare. Microchip universal i njerëzve, një sistem krediti social botëror. Dhe të gjitha do jenë në një kompjuter gjigant në Bruksel. Do të ketë fund të fermave private të fshatarëve. Do të ndalohen udhëtimet ndërkontinentale, veç nëse kanë ndonjë arsye madhore.

Zeka: Pika më interesante është puna e chip-it, ku sipas Cakos do vendoset në trurin e njerëzve. Unë edhe Mane duke mos pasur tru që ulemi këtu dhe dëgjojmë këto histori, ne shpëtojmë nga këto. Në këtë teori nuk besoj.

alfred cako milaim zeka chip ne koke

Lini një Përgjigje