TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2025, 11:02

“Valbona ka një lidhje jashtë”, Shqipe Hysenaj tregon mesazhet e kërcënimit nga vëllai i ish-banores (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Valbona ka një lidhje jashtë”, Shqipe Hysenaj tregon

Fan Club-i i kësaj të diele pati debate shumë të ndezura mes opinionistes Shqipe Hysenaj dhe ish-banores Valbona Mhilli.

Shqipja rrëfeu se vëllai i Bonës e ka kërcënuar me mesazhe në telefon, të cilat opinionistja nuk ngurroi t’i tregonte.

Shkak për kërcënimet ishte bërë një frazë që Shqipja pati thënë më herët për Valbonën, ku tregonte se ajo ka një lidhje dashurie jashtë shtëpisë.  

Valbona: Ti duhet të flasësh për deklaratën që ke bërë dhe të japësh emrin.

Shqipe: Unë nuk futem në treshe. Ti mund të jesh dhe e martuar zemër.

Heidi: Ke një emër për të nxjerrë sot?

Shqipe: Unë nuk nxjerr emra të tretë. Ama këtë gjë e kam të faktuar.

Heidi: Po mesazhet kërcënuese që thua se t’i ka dërguar vëllai i Valbonës? I fakton dot?

Shqipe: Po, patjetër.

Valbona: Shqipja duhet ta nxjerrë… mos të ruajë sekrete.

Shqipja tregon telefonin, ku shkruhej: Turp të të vijë për femrën që je. Do mbash përgjegjësi për lidhjen që thua ti se ka lënë Valbona jashtë.

Shqipe: Unë kërcënime nuk marr, as paralajmërime. Në një moment që unë ndodhem në një program televiziv, siç është Big Brother Fan Club.

Valbona: Të paska kërcënuar shumë rëndë.

 

shqipe hysenaj kercenime valbona mhilli

Lini një Përgjigje