TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Mars 2025, 10:29

“Vazhdon të më vrasë”, Zhaku: U tha që i ndjeri Gramoz Pashko ishte me mua në Palasë para se të vdiste

Shkruar nga Pamfleti

“Vazhdon të më vrasë”, Zhaku: U tha që i ndjeri

Me ardhjen e saj në Shqipëri dhe angazhimin në politikë, Inida Gjata, e njohur nga publiku i gjerë si Zhaku ka qenë ‘kryefjala’ e mediave këtë periudhë, duke u shfaqur në intervista të ndryshme.

Megjithatë, edhe pse ia dëgjuam pak a shumë të gjithë jetën, një gjë nuk e dinim për Zhakun: thashethemin më të shëmtuar që ajo ka dëgjuar për veten gjatë gjithë jetës si personazh televiziv.

Në një intervistë për ‘Glamour Zone’, ajo tha:

“Ka qenë një thashethem shumë i poshtër që është përhapur për mua. Sikur i ndjeri Gramoz Pashko ka humbur jetën duke qenë aty me mua në Palasë. Vazhdimisht lexoj komente që shkruajnë dhe përmendin tv ndjerin. Ky ka qenë një thashethem shumë i poshtër sepse historia dhe realiteti është komplet tjetër. Mënyra sesi u nda nga jeta dhe sesi ajo tragjedi është e lidhur me shumë viktima, histori shumë e trishtueshme. Fakti që unë bashkë me shoqërinë time qëlluam aty, ku ai ishte me familjen e tij dhe me miqtë e tij, nuk ka lidhje fare me realitetin. Ajo ishte diçka që më ka vrarë dhe vazhdon të më vrasë dhe sot e kësaj dite që kanë kaluar gati 20 vite.”

zhaku gramoz pashko

Lini një Përgjigje