TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Maj 2025, 15:22

Video virale e Genta Gjalpit, reagon nëna e vajzës: Do përballesh me ligjin

Shkruar nga Pamfleti

Video virale e Genta Gjalpit, reagon nëna e vajzës: Do përballesh

Video ku Genta Gjalpi shfaqet me vajzën e bashkëshortit në një market, bëri ‘xhiron e rrjetit’ në kohë rekord, duke nxitur edhe reagimet, me një pjesë që nuk e shihnin dramatike (madje u erdhi keq që fëmija e rrëzoi Gentën në tokë) dhe një pjesë tjetër që mendonin se Genta nuk duhet ta tërhiqte vajzën nga bluza.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar nëna e vajzës, e cila në një koment krahas videos së publikuar nga JOQ, shkruan: “Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, që ua lë në mirëbesim të atit, do përballet me ligjin!”.

Të shumtë ishin ata që i shkruanin zonjës në fjalë se nuk duhet ta ushqejë vajzën me urrejtje dhe se ngjarja nuk ishte ‘aq tragjike’ sa ç’i ishte dukur zonjës.

Video virale e Genta Gjalpit, reagon nëna e vajzës: Do përballesh

genta gjalpi shemra

Lini një Përgjigje