
Çifti Bardhi dhe Sara Gjordeni, i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni të veçantë martese. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata ndanë emocionet e tyre me ndjekësit, duke i treguar momentet e celebrimit.
Çifti ka zgjedhur Kumanovën për këtë ngjarje të veçantë, vend ku Sara, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, shfaqet me unazën e bukur që i ka dhuruar partneri i saj.
Gjithsesi, ndjekësve nuk u ka shpëtuar një detaj: fotoja kishte edhe datën e eventit dhe çuditërisht shënonte vitin 1996. Me të drejtë e pyesin: Po pse viti 1996?
Ndërsa në një foto tjetër, ku Bardhi shfaqet me një Benz, tip AMG, komentet ishin të tipit: “Dikur nuk kishe para të paguaje qiranë dhe t’i blije nuses ilaçet, sot shet mend me AMG”, fjalë këto të shkruajtura, pasi Bardhi publikoi një këngë ku tregonte anën e dobët financiare, për shkak se hoqi dorë nga menaxhmenti i vjetër, kur vendosi të lidhë fatin me Sarën.

Lini një Përgjigje