Showbiz22 Maj 2024, 13:44

“Vitin tjetër në Big”, Egla i përgjigjet Ina Kollçakut: Nuk do jetë bukur pa mua

Shkruar nga Pamfleti

“Vitin tjetër në Big”, Egla i përgjigjet Ina

Në 25 maj është finalja e madhe e “Big Brother VIP3” dhe të gjithë po presin me padurim për të mësuar emrin e fituesit të këtij edicioni të reality show-t.

Mbrëmë Vëllai i Madh vendosi që t’u bënte një surprizë 5 finalistëve të shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Disa nga gazetarët e ekranit të Top Channel iu bashkuan për pak orë banorëve. Ed Manushi, Blendi Salaj, Enxhi Nasufi, Bieta Sulo, Ronaldo Sharka, Erjona Rusi dhe Ina Kollçaku darkuan mbrëmë me Julian Dedën, Romeo Veshajn, Meriton Mjekiqin, Egla Cenon dhe Heidi Bacin.

Në një moment, teksa të ftuarit po largoheshin nga shtëpia e BBV3, Ina u shpreh se e ka vendosur që vitin tjetër do bëhet pjesë e reality show-t.

Kollçaku po bisedonte me Eglën dhe duke qeshur tha se e ka vendosur për vitin tjetër, ndërkohë aktorja e njohur i tha ‘se nuk do jem vitin tjetër dhe nuk do jetë kaq bukur’.

Ina: Ina vitin tjetër e vendosi, po lëre tani

Egla: Do vish? Po nuk do jem unë vitin tjetër

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Kurrën e kurrës. Nuk do jem vitin tjetër që të duket kaq bukur

Ina: Ti do të më komentosh

Egla: Lali nuk do të duket kaq bukur, lëre

Ina: Nuk i dihet

egla ceno ina kollcaku big brother vip 4