TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Mars 2025, 14:12

“Vjehrra ime më e mirë se e Jozit”, Ledion Liço i uron datëlindjen Vjollca Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

“Vjehrra ime më e mirë se e Jozit”, Ledion Liço i

Duket se jo vetëm Jozi ‘vdes’ për vjehrrën. Edhe Ledion Liço është në të njëjtën linjë. Në Prime-n e mbrëmshëm, Ledion Liço, ka përfituar nga rasti për të uruar vjehrrën e tij, njëkohësisht pronaren e Top Media, Vjollca Hoxha.

Teksa Jozi ‘fluturonte’ nga gëzimi që kishte takuar vjehrrën, Ledionit nuk mund t’i shpëtonte një kunjë ndaj Olës: Për pak mund të ishte mami jot atje, kështu që , mos qesh shumë

Ndërsa ish-banorja tha se ‘Ata janë derisa finalja të na ndajë’.

Moderator priti sa mbaroi publiciteti dhe e nisi urimin për të vjehrrën me fjalët:

“Do doja t’i uroja datëlindjen sot një zonje të vërtetë, të mrekullueshmes, asaj që drejtoi për vite të tëra këtë kompani, pjesë e së cilës jam dhe përulësisht kam atë hapësirën time në ekran, Vjollca Hoxhës, e cila sot feston datëlindjen. Kjo si për të thënë se vjehrra ime është më e mirë se ajo e Jozit.”, përfundon Ledioni.

 

ledion lico vjollca hoxha

Lini një Përgjigje