
“Vulcan” është roboti më i avancuar i Amazon, me sensorë që i japin ndjesinë e prekjes dhe aftësinë për të zëvendësuar njeriun në shumicën e detyrave logjistike.
Amazon sapo ka lançuar robotin e saj më të fuqishëm dhe të sofistikuar: Vulcan. Ky robot është krijuar për të revolucionarizuar magazinat dhe zinxhirin e furnizimit duke përdorur inteligjencën artificiale dhe ndjesinë e prekjes, për të trajtuar me saktësi deri në 75% të produkteve që kalojnë çdo ditë nëpër depot e Amazon.
I pajisur me sensorë të avancuar në nyje dhe me një krah robotik të ndërtuar për të futur dorën në çdo qoshe rafti, Vulcan nuk se vetëm i sheh, por “ndjen” objektet, për t’i kapur dhe përpunuar me saktësi të frikshme. Teknologjia që qëndron pas tij kombinon AI, sensorë taktikë dhe mësim makinerik, duke i lejuar robotit të punojë pothuajse autonomisht në ambiente të ndryshme logjistike.
Aktualisht është në funksion në dy qendra të mëdha: në Hamburg (Gjermani) dhe Spokane (SHBA), dhe Amazon po planifikon zgjerimin e tij global. Ky robot pritet të shkurtojë në mënyrë drastike kostot e operimit dhe të zëvendësojë detyrat më të rënda që më parë i kryenin punonjësit fizikë.
Por çfarë ndodh me njerëzit? Sipas Amazon, Vulcan nuk është ndërtuar për të zëvendësuar punonjësit, por për t’i lehtësuar nga detyrat e përsëritshme dhe të lodhshme. Sidoqoftë, kritikat nuk mungojnë; shumë ekspertë e quajnë këtë fillimin e zhvendosjes së heshtur të fuqisë punëtore drejt makinave.
Në sfondin e një bote gjithnjë e më të robotizuar, Vulcan është simboli i një epoke të re ku ndjesia njerëzore shndërrohet në algoritëm dhe fuqi industriale.
Lini një Përgjigje