TAGS-AT E JAVËS

Showbiz25 Dhjetor 2025, 09:41

“Yll lind nuk bëhesh”, Bardhi feston ditëlindjen, Sara i bën dedikimin romantik (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
“Yll lind nuk bëhesh”, Bardhi feston ditëlindjen, Sara i
Sara dhe Bardhi

Këngëtari i njohur Bardhi Idrizi feston sot (25 dhjetor) ditëlindjen dhe s’kishte si të mos merrte një urim të veçantë nga partnerja e tij, Sara Gjordeni.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, influencerja ka shkruar fjalët më të bukura për partnerin e saj, teksa shprehet se “Bardhi është ai që ajo i ka kërkuar jetës”.

“Je një grimcë e Zotit në krahët e mi, asnjë thërrime më pak nga çfarë i kam kërkuar jetës! Përjetë e vogël përballë teje, ylli im @bardhi ???? Gëzuar!”, shprehet Sara.

“Yll lind nuk bëhesh”, Bardhi feston ditëlindjen, Sara i

Ndër të tjera Sara ka publikuar edhe tortën me qirinj të Bardhit, mbi të cilën shkruhet “Yll lind nuk bëhesh”.

“Yll lind nuk bëhesh”, Bardhi feston ditëlindjen, Sara i

Mirëpo, nuk mungoi dhe një përgjigje romantike nga Bardhi poshtë postimit, teksa këngëtari i shprehte dashurinë Sarës: “Ndoshta s’jam i mirë për ta treguar në internet, ama të dua përjetësisht!”

Kujtojmë që Bardhi dhe Sara u njohën brenda reality show-t Big Brother VIP Albania, ku edhe krijuan një raport dashurie. Në këtë kohë që flasim, çifti janë bërë prindër të një vajze, e cila quhet Nea.

sara bardhi feston ditelindjen dedikim romantik

Lini një Përgjigje