Showbiz26 Prill 2023, 12:11

Kritikoi Luizin dhe Kiarën në Prime, Zhaklin Lekatarit i thyejnë xhamat e makinës

Shkruar nga Pamfleti

Kritikoi Luizin dhe Kiarën në Prime, Zhaklin Lekatarit i thyejnë

Zhaklin Lekatarit, opinionistes në Big Brother Vip i kanë dëmtuar makinën në parking. Mësohet se Zhaklin e ka pasur të parkuar makinën në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të debateve në Big Brother.

Mbrëmjen e djeshme, ajo pati një debat të fortë me Kiarën, ish-banore e BB Vip, e cila mbrojti Luizin, pas disa debateve të ndodhura.

Pista kryesore ku po hetohet flitet që është kjo e debateve në Big Brother. Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, Zhaklina duket  se po ngushëllohet për ndodhinë nga një mikeshë e saj, teksa në vendngjarje shihen edhe efektivët e policisë.

zhaklin lekatari makina demtim