
Interesi i tifozëve shqiptarë për super ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë ka qenë i madh, madje në momentin e nxjerrjes në shitje të biletave, mbi 200 mijë kërkesa bllokuan sajtin e FSHF-së.
Ndërkohë që u bë një rrëmujë e madhe dhe pati shumë aludime, në vetëm 24 orë federata njoftoi se të gjitha biletat ishin shitur dhe se nuk kishte më asnjë të mbetur.
Por sot FSHF-ja ka njoftuar se nga nesër në orën 12:00 do të dalin në shitje 1139 bileta të cilat do të jenë të vlefshme për ndeshjen e 12-tetorit Shqipëri-Çeki.
Sipas sqarimeve të federatës, biletat ishin ruajtur për tifozët çek, por ato nuk janë shitur dhe duke qenë se afatet kanë kaluar ata janë nxjerr sërish në shitje për tifozët shqiptarë.
Lini një Përgjigje