TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2023, 21:14

17 ndeshje në fushë por nuk kishte mundur të gjente rrugën e rrjetës, Manaj e bën “sefte” në kampionat (Video)

Shkruar nga Pamfleti
17 ndeshje në fushë por nuk kishte mundur të gjente rrugën e

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Arb Manaj e ka bërë “sefte” në elitën e futbollit kroat, duke gjetur golin e parë në kampionat me fanelën e Slaven Belupos.

24-vjeçari tundi rrjetën në duelin ndaj Sibenikut, që përfundoi me shifrat 3-1 për skuadrën vendase.

Manaj shënoi golin e nderit në minutën e 73, pas asistit të sulmuesit tjetër kosovar, Arbër Hoxha. Ky duel ishte i vlefshëm për javën e 31 të kampionatit kroat.

Për sulmuesin 24-vjeçar është goli i parë në sezonin aktual me fanelën e Slaven Belupos. Ai ka luajtur 17 ndeshje, por nuk kishte mundur të gjente rrugën e rrjetës.

Me këtë gol, 24-vjeçari kërkon të rikthehet protagonist te skuadra e Slaven Belupos që renditet në vendin e katërt me 40 pikë në 31 ndeshje.

arb manaj sulmuesi kosovar slaven belupo

Lini një Përgjigje