Sport25 Prill 2023, 19:50

Caktuan zhvillimin e Kampionatit Botëror në Katar, ish-presidenti Sarkozi ndër të akuzuarit për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Caktuan zhvillimin e Kampionatit Botëror në Katar, ish-presidenti

Shoqata kundër korrupsionit "Anticor" konfirmoi sot, se ka paraqitur një ankesë më 7 prill kundër ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi, ish-bashkëpunëtorit Klod Xhein dhe publicistit Fransua de la Broze, si të dyshuar për një pakt korrupsioni në lidhje me caktimin e Kupës së Botës në Katar.

Ankesa, e zbuluar nga gazeta franceze “Le Monde”, synon gjithashtu ish-kryeministrin e Katarit, Hamad Bin Jasim Al-Thani, për ryshfet ndaj një zyrtari të huaj publik, organizatë kriminale dhe financim të paligjshëm të fushatës.

Caktuan zhvillimin e Kampionatit Botëror në Katar, ish-presidenti

Në mbështetje të ankesës së tij, “Anticor” mbështetet në një artikull nga faqja e lajmeve “Mediapart”, botuar në shtator, ku përmendet bashkëpunimi i Fransua de la Broze, përmes kompanisë së tij “ZNZ Group”, në fushatën presidenciale të fituar nga Nikolas Sarkozi në vitin 2007 dhe më pas si një konsulent komunikimi në Pallatin Elize.

Në vitin 2011, ZNZ u përball me vështirësi financiare dhe Fransua de la Broze iu afrua ish-kreut të shtetit francez dhe më pas Klod Xhein. Gjithashtu, sipas “Mediapart”, e cila citon një dokument kërkimor, ZNZ dhe kompania e Katarit, Q.Media nënshkruan më pas një memorandum mirëkuptimi në verën e vitit 2011 për të krijuar një TV online, 'Enjoy Qatar'.

Q.Media, në pronësi të dhëndrit të Z.Al Thani, thuhet se i ka paguar 600.000 € ZNZ. Në ankesën e saj, “Anticor” përmend edhe fatura të tjera dhe pjesëmarrjen e Q.Media në kompaninë franceze.

“Anticor” dëshiron që ky informacion t'i bashkëngjitet informacionit të gjykatës mbi kushtet sipas të cilave, më 2 dhjetor 2010, FIFA i dha Katarit organizimin e Kupës së Botës, e cila u mbajt vjeshtën e kaluar në Emiratet Arabe. “Anticor”-i është palë civile në këtë rast.

Në këtë dosje, e cila ka qenë e hapur që nga viti 2019, hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse ka pasur një "marrëveshje jep e merr" të përfunduar gjatë një darke në Pallatin Elize, më 23 nëntor 2010, në prani të Nikolas Sarkozi, Mishel Platini, asokohe president i UEFA-s, dhe zotit Al-Thani, princi i Kurorës së Katarit, i cili u bë Emir në vitin 2013.

Për avokatin e “Anticor”-it “ishte e rëndësishme që të merrej me këtë çështje për shkak të lidhjeve të mundshme në dhënien e Kupës së Botës në Katar nga njëra anë, por edhe për shkak të ndikimit të mundshëm dhe akteve të korrupsionit, që do të ishin kryer drejtpërdrejt në lidhje me një fushatë presidenciale”.

nikolas sarkozi ish-presidenti francez kupa e botës